Emërimi i Visho Ajazit si ambasador, deputeti demokrat: Rama hoqi dorë nga kërbaçi dhe kaloi te kulaçi

Nov 28, 2017 | 10:25
SHPËRNDAJE

 

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeja, i ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” ka folur  për herë të parë për dorëheqjen e kreut të SHISH dhe emërimin e tij si ambasador në NATO.

Ai tha se Kryeministri Edi Rama ka ndjekur logjikën e kërbaçit dhe kulaçit në rastin e kreut të SHISH-it.

alibeaj

“SHISH informoi për zyrtarë të lartë të përfshirë në fenomenin e kanabizimit. Policia ishte kundër luftës ndaj drogës, prokuroria me ato mjete që ka ishte në këtë situatë. Fakti që drejtori i SHISH jep dorëheqjen dhe gradohet, duket se Rama ka ndjekur logjikën e kulaçit dhe kërbaçit. Më parë e akuzoi si të emëruar nga Berisha, më pas e emëroi ambasador. Pra hoqi dorë nga e kërbaçi dhe kaloi te kulaçi.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura