Eliza Dushku shtatzënë për herë të dytë! Ja fotoja e aktores me barkun e rrumbullakosur

Mar 1, 2021 | 10:26
SHPËRNDAJE

Eliza Dushku është në pritje të ëmbël për herë të dytë!

AKtorja ndau me të gjithë këtë lajm të gëzueshëm nëpërmjet publikimit të një fotoje në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo shihej e shtrirë, pa make up dhe me dorën tek barku i rrumbullakosur. Krqahas këtij postimi, Eliza shkroi: “Mami për herë të dytë”.

Aktorja dhe partneri i saj Peter Palandjian, u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019, teksa u bekuan me një djalë.

Ata e pagëzuan të voglin me emrin Philip Bourne Dushku Palandjian, por shkurt do ta thërrasin Bourne.

Në lidhje me këtë emër, aktorja ka treguar më parë se i është referuar emrit të aktorit Matt Damon në rolin e filmit, Jason Bourne.

Eliza dhe ish-lojtari profesionist i tenisit, e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2018.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura