Eli Fara vishet me platin për klipin e ri

Feb 23, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE


Këngëtarja Eli Fara ka menduar të jetë sa më joshëse në klipin e ri. Ende pa dalë klipi, kemi gjetur këtë foto të këngëtares gati për xhirime. Përveç ngjyrës së flokëve që duket se i afrohet një biondeje, Eli ka guxuar dhe me veshjen. Ajo ka zgjedhur një pardesy ngjyrë platini, që është dhe ngjyra që po bën tendencë këto kohë në botën e modës, pasi cilësohet provokuese. Të tillë ngjyrë kishte zgjedhur dhe këngëtarja Lady Gaga me praninë e saj në tapetin e kuq të çmimeve “Grammy”. Kjo do të jetë dalja e parë e Elit për 2015-n, pas eksperiencës televizive si anëtare e jurisë së festivalit “Kënga ime” në “Tv Klan” dhe koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura