“Brenda një makine ka një person të pajetë”/ Policia jep detaje për ekzekutimin e 27 vjeçarit në Vlorë

Dec 1, 2020 | 21:54
SHPËRNDAJE

Një 27 vjeçar është gjetur i vrarë brenda makinës së tij në Dukat të Vlorës.

policia ora policore karantine nate tirane covid

Ka qenë ora 21:00 e mbrëmjes së sotme, kur një telefonatë ka lajmëruar policinë se brenda një automjeti ka një person të pajetë.

Policia ka konstatuar se viktima është shtetasi Beniamin Bezhani dhe ndaj tij është qëlluar me armë zjarri.

Njoftimi:

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një  telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të  Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura