Eksploziv nga Shqipëria për vrasjen mafioze të gazetares. Dy vëllezërit e identifikuar si autorë kishin lidhje me…

Nov 4, 2019 | 10:10
SHPËRNDAJE

Identifikohen autorët e vrasjes së gazetares së njohur në Maltë, dyshohet se eksplozivi u ble nga Shqipëria.

daphnemurder-1024x576

Policia ka identifikuar dy vëllezër, të njohur në botën e krimit në Maltë, si pjesë e vrasjes së gazetares Daphne Caruana Galizia. Një ngjarje e rëndë e ndodhur dy vite me parë tronditi vendin ishullor, por edhe shumë persona të tjerë, të cilët punonin në fushën e medias investigative.

Gazetarja malteze u vra në një atentat mafioz në vitin 2017, kur poshtë makinës së saj u vendos një sasi e madhe eksplozivi. Aktualisht, autoritetet malteze nga hetimet e kryera kanë arritur të identifikojnë dy vëllezër, që dyshohen si autorë të ngjarjes së rëndë në vrasjen e gazetares, e cila me shkrimet e saj faktoi lidhjet dhe veprimet korruptive të qeverisë së Maltës.

Gazeta e njohur dhe me shumë ndikim në Maltë, “Sunday Times of Malta”, raporton se ata kanë kontakte me botën e nëntokës kriminale shqiptare dhe në të vërtetë, Policia po heton nëse pajisja eksplozive që shpërtheu makinën e kishte origjinën pikërisht nga vendi ynë. Grupi hetimor thekson se dy vëllezërit dyshohet se e kanë marrë sasinë e tritolit nga vendi ynë dhe për këtë thuhet se i ka ndihmuar një ndërmjetës, por deri tani nuk jepet asnjë emër për personin e dyshuar. Dy vëllezërit e dyshuar nuk janë të panjohur për Policinë vendëse.

Në skedat që disponon Policia, ata rezultojnë të përfshirë në disa vepra penale, si trafik droge dhe kontrabandë cigaresh. Në lidhje me vrasjen mafioze të gazetares që zbuloi lidhet korruptive të qeverisë në Maltë janë arrestuar tre persona, mes tyre dy vëllezër, ndërsa i treti ka shfaqur gatishmëri për të bashkëpunuar me Policinë në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Vrasja e 53- vjeçares shkaktoi protesta të shumta në Maltë.

Gazetarja Daphne Caruana Galizia udhëhoqi investigimin e skandalit të njohur si “Panama Papers” dhe lidhjet me korrupsionin, duke sjellë dhe rrëzimin e qeverisë. Në vitin 2016 dhe 2017, analiza e Galizia e “Panama Papers” zbuloi se disa politikanë maltezë ishin të lidhur me kompanitë e listuara në “Panama Papers”, duke përfshirë edhe gruan e Kryeministrit maltez, Joseph Muscat.

Dokumente nga një bankë e vogël me bazë në Maltë treguan se gruaja e Kryeministrit Muscat ishte pronare përfituese e një kompanie në Panama dhe se shuma të mëdha parash ishin transferuar mes kompanisë dhe llogarive bankare në Azerbajxhan. Dy javë para vrasjes, Galizia kishte denoncuar kërcënimet me vdekje në adresë të saj.

Gazetarja e njohur u vra katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u organizuan pasi ajo akuzoi Kryeministrin Joseph Muscat. Akuza për llogari bankare jashtë vendit për të fshehur paratë që i vinin nga sundimtarët e Azerbajxhanit, rrëzoi qeverinë, megjithëse Muscat arriti t’i fitojë sërish zgjedhjet.

BIZNESMENI I MADH

Dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e gazetares janë përfshirë dhe në skandalin për ndërtimin e një bordelloje holandeze në vendin ishullor. Në këtë çështje, një prej tyre akuzohet se ka mashtruar për të përfituar një shumë prej 100 mijë eurosh. Gjithashtu, ata janë përfshirë në trafik narkotikësh dhe kontrabandë cigaresh. Ata dyshohet se kanë blerë pajisjen shpërthyese nga Shqipëria për vrasjen e gazetares. Ndërkohë, pas vrasjes dyshohet se fshihet një biznesmen i madh, për të cilin gazetarja po investigonte. Në hetim, si persona të përfshirë janë dhe dy vëllezër të tjerë, George dhe Alfred Degiorgio, si dhe Vince Muscat, ku ky i fundit ka pranuar që të bashkëpunojë me hetuesit. Biznesmeni, për të humbur gjurmët e përfshirjes së tij në këtë ngjarje të rëndë, kishte krijuar katër rrethe ndërveprimi, në mënyrë që të mos zbulohej se cili ishte porositësi.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura