“Eksperimenti” i La Ligas për ndeshje në 22:30, ironizon Toni Kros: Në atë orë bie në gjumë

Aug 21, 2018 | 15:13
SHPËRNDAJE

Ndeshja ndaj Getafes u luajt në një orar shumë të pazakontë, 22:15. Edhe pse në Spanjë kjo nuk është problem, për disa lojtarë ky orar ka qenë jo i përshtatshëm për të luajtur futboll. Mesfushori gjerman, Toni Kros, u shpreh pas ndeshjes se zakonisht në kohën kur u luajt ndeshja, binte për të fjetur.

toni kros

“Jam shumë më i lumtur seç duket, por zakonisht në këtë orë jam në gjumë”, u shpreh Kros. Kros nuk ka qenë i vetmi që ka kundërshtuar oraret e vona të ndeshjes. Edhe tifozët në stadium kanë qenë të pakët gjatë ndeshjes, ku përveç mungesës së Ronaldos një arsye tjetër ka qenë edhe ora në të cilën u zhvillua ndeshja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura