Ekskuluzive/ Ansi Agolli tregon përballjen me Atletikon e Madridit: Ja sekreti i Karabakut

Oct 19, 2017 | 19:13
SHPËRNDAJE

Kapiteni i Kombëtares dhe Karabaku ia kanë dalë që të marrin një pikë përballë Atletikos së Madridit, duke barazuar 0-0. Mbrojtësi i majtë tregon për “Panorama Sport” emocionet e pikës së parë në elitën e futbollit europian. “Ishte pika e parë dhe unë do ta quaja që tani jemi ‘de facto’ në grupet e Champions-it.

Ansi-Agolli

Vuajtëm pak në fund pas daljes me karton të kuq të lojtarit tonë, megjithatë jemi të lumtur për faktin që në fund arritëm të merrnim një pikë. Sipas meje, ishte një pikë me shumë vlera”, tregon fillimisht kapiteni i Kombëtares. Më tej, Agolli tregon përballjen me të besuarit e Simeones.

“Normalisht që ishte shumë e vështirë, pasi të gjithë ekipet janë të tilla. Megjithatë, dua të them se sot (dje) kemi luajtur më mirë se në ndeshjet e tjera. Për ne, ka shumë rëndësi ambientimi në këtë kompeticion.

Atletiko? Ishte taktikisht perfekte që të jep shumë pak shanse”, ka deklaruar Agolli. Në fushë ka pasur përballë Saul, spanjolli që e mundi me Kombëtaren. “Hakmarrje? Jo, asnjë! Bëjmë vetëm punën aty ku punojmë”, ka deklaruar Agolli për “Panorama Sport”.

NOTA – Shqiptari është cilësuar si “makinë kilometrash” nga “Tuttomercatoweb” që e ka vlerësuar me 6.5. “Perfekt në fazën mbrojtëse dhe gjithmonë ndihmesë edhe për aksionet sulmuese. Makinë kilometrash në të majtë”, ka qenë shpjegimi i notës për Agollin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura