EKSKLUZIVE/ Konkurrenca e madhe, mbrojtësi kërkon largimin nga Partizani

Jan 21, 2022 | 8:36
SHPËRNDAJE

Dajan Shehi mund të jetë largimi i radhës nga Partizani. Mbrojtësi nga Elbasani u bashkua me të kuqtë në verë, por ardhja e Bitrit e ka mbipopulluar repartin dhe Shehi e di mirë se minutat në dispozicion mund të jenë të pakta.

DAJAN SHEHI

Ai dëshiron të luajë diku, ku të jetë i rëndësishëm dhe të zbresë rregullisht në fushë dhe ka marrë masa për ta realizuar këtë.

“Panorama Sport” mëson se mbrojtësi ka kërkuar largimin nga Partizani.

Ai i ka shprehur drejtuesve dëshirën për të dalë lojtar i lirë.

Klubi fillimisht nuk e ka pranuar këtë kërkesë të Shehit me argumentin se ai është në planet e trajnerit Dritan Mehmeti.

Për momentin kjo është situata, por me shumë mundësi në vazhdim klubi do të pajtohet me vullnetin e lojtarit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura