EKSKLUZIVE/ “Dinamo komode, presioni është te ‘Demat’”, Allmuça: Ja kush mund t’i zgjidhë ndeshjet te Partizani…

Apr 17, 2024 | 9:10
SHPËRNDAJE

Dinamo dhe Partizani luajnë të shtunën derbin e 4-t të kampionatit, që me shumë mundësi nuk do të jetë i fundit për këtë sezon. Dy skuadrat mund të ritakohen ndoshta në “Final 4”, për të cilin rezultati i sfidës së kësaj jave ka rëndësi të veçantë. Blutë duan të ruajnë pozitat e tyre në 4-shen e parë, çka do të thotë se të paktën nuk duhet të humbasin në derbi.

igli allmuca

Morali në kampin dinamovit është i lartë, pasi skuadra vjen pas 3 fitoresh dhe 1 barazimi në 4 javët e fundit. Por asgjë nuk është e sigurt, kur kanë mbetur 5 ndeshje nga ky kampionat. Ish-lojtari i Dinamos dhe Partizanit, Igli Allmuça, i cili blutë i ka drejtuar edhe si trajner, nëpërmjet një interviste për “Panorama Sport”, analizon derbin e së shtunës, por edhe kampionatin në përgjithësi.

Igli, të shtunën luhet derbi Partizani-Tirana, dy nga ish-skuadrat tuaja. Si e parashikoni këtë ndeshje?

Do të jetë një ndeshje e fortë, si çdo derbi besoj. Partizani ka hasur vështirësi këto ndeshjet e fundit, kurse Dinamo vjen në momentin e saj më të mirë në këtë kampionat. Patjetër që presioni është mbi Partizanin, që duhet të reagojë. Dinamo vjen pas një serie ndeshjesh pozitive dhe ka avantazhin psikologjik për këtë ndeshje, që në fakt është e vështirë të parashikohet.

Pse ka çeduar Partizani në këto ndeshje të fundit, si mendoni?

Po ndoshta është kjo puna e formulës së kampionatit. Të gjitha skuadrat kanë ulje-ngritjet e tyre dhe Partizani po i kalon në këtë moment. Kemi parë Egnatian që pati një moment rënieje dhe tashmë është kthyer në nivelin e fillimit të kampionatit. Ndoshta lojtarët e kanë mendjen te “Final 4” dhe ruhen nga dëmtimet e mundshme përpara atyre ndeshjeve që vendosin titulli…

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në versionin print të gazetës “Panorama Sport”)

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura