Ekskluzive/ “Bombë’ që mund të plaste çdo moment”, Sokol Hoxha tregon izolimin e të atit: Kur Ramizi u zgjodh President, Enveri zbuloi…

Dec 12, 2017 | 16:30
SHPËRNDAJE

Sokol Hoxha, në intervistën e dhënë ekskluzivisht për “Panorama” tregon mes të tjerash për izolimin që iu bë babait të tij, Enver Hoxhës, ne vitet ’74, kohe kur ai pësoi goditjen e dytë nga sëmundja.

ramizi-enveri-720x461

“Në ‘74 babai pësoi goditjen e dytë. Si rezultat i këtyre u përpilua një protokoll i posaçëm për lëvizjet fizike dhe aktivitetet e tij politike shoqërore. Ndërkaq, trajtohej psikologjikisht me psikozën që zemra e tij ishte si një bombë që mund të plaste nga momenti në moment. Që prej asaj kohe, pra pas ‘72-’74, informimi i tij bëhej vetëm prej informacioneve nga të tjerët, çka u theksua me vdekjen e Hysni Kapos dhe, sidomos pas vdekjes së Mehmet Shehut”- thote ai për “Panorama”.

Sokoli tregon se Enveri e vuante izolimin fizik nga kontakti me njerëzit, ndonëse ndihej gjithmonë e më i pamundur.

“Por pas vitit ‘82, pasi Alia u zgjodh President, arriti të perceptojë situatën e vërtetë të mashtrimit dhe të manipulimit të jetës së vendit prej tij”- shton ai.

Sokoli, thekson se kete ndergjegjesim e arriti ne vitet e fundit, kur Ramizi ishte zgjedhur president, sipas tij, “i vetmi që kishte mbetur si mundësi”.

Aristir Lumezi/ PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura