EKSKLUZIVE/ Arrihet marrëveshja, Skënderbeu zbulon “Lilajn e ri” (E PLOTË)

SHPËRNDAJE

Zbulohet goditja e madhe e merkatos së Skënderbeut. Pak ditë më parë ishte presidenti Ardjan Takaj që paralajmëroi për “Panorama Sport” se klubi pret afrimin e një lojtari të huaj, por pa dhënë detaje, edhe pse për të humbur “gjurmët” përmendi kombësinë braziliane.

Mirëpo, një mesfushor francez me origjinë nga Senegali rezulton të jetë federuar për llogari të klubit korçar në limitin e merkatos së verës. Gazeta zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta në klub se bëhet fjalë për 21- vjeçarin Arnaud Guedj, i cili në sezonin 2017-2018 ishte pjesë e klubit të Superligës ukrainase, Zirka. Gjithçka është mbajtur e fshehtë nga drejtuesit e Skënderbeut dhe kjo e ka pasur një shkak. Mësohet se lojtari ka pasur probleme dokumentacioni me klubin e Zirkas, që nuk mundi të qëndronte në elitën e futbollit ukrainas pas ndeshjeve “play-off” që zhvilloi ndaj Desna.

arnaud guedj

Aktualisht, çështja e mesfushorit po shqyrtohet në FIFA dhe klubi korçar pret përgjigjen zyrtare, në mënyrë që francezi të ketë mundësinë të luajë me Skënderbeun në sezonin 2018-2019. Guedj ka qenë për herë të fundit në fushë më 27 maj të këtij viti, pikërisht në ndeshjen e fundit që Zirka luajti për llogari të Superligës ukrainase. Mesfushori ka kërkuar prishjen e marrëveshjes, por me sa duket klubi i Zirkas i ka krijuar probleme dhe çështja ka shkuar në FIFA. Lojtari ka arritur marrëveshjen me Skënderbeun që në muajin gusht dhe pret vendimin e FIFA-s për të nisur stërvitjen me korçarët.

KARRIERA

Trajneri Orges Shehi ka përsëritur shpesh në këto tri javë kampionat se Skënderbeut i duhen patjetër edhe dy mesfushorë për të plotësuar këtë repart. Arnaud Guedj është një prej tyre dhe për nga karakteristikat që ka, mund të quhet pa frikë si sozia e Sabjen Lilajt. Një mesfushor qendror me përgatitje të mirë fizike, si dhe mjaft teknik. 21- vjeçari e ka nisur karrierën si profesionist te klubi i njohur francez, Nicë. Me këtë të fundit ka luajtur vetëm në skuadrën e dytë 16 ndeshje. Në korrik të vitit 2017 ai u pikas nga klubi ukrainas dhe firmosi për Zirkan. Shumë shpejt u bë titullar, duke luajtur 26 ndeshje, por pa shënuar gol. Në sezonin e fundit është ndëshkuar 8 herë me karton të verdhë dhe një herë me të kuq

JORGIS MEMO

 

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.