EKSKLUZIVE/ Akuzat nga biznesmeni turk, reagon Sinan Idrizi: Do të vendoset…

May 20, 2020 | 16:08
SHPËRNDAJE

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka reaguar pas lajmit në mediat turke se ish-presidenti i Gallatasarajti, Adnan Polat, e ka paditur në Prokurorinë e Stambollit.Sinan-Idrizi

“Është një lajm i sponsorizuar në mediat turke. Jemi në gjyq për blerjen e një kompanie. Ne jemi dy palë, thjesht kemi një marrëdhënie dhe do ta shikojmë. Ai që na ka paditur ka bërë detyrën e tij, tashmë do ta shikojmë në gjyq të vërtetën. Secila palë ka marrë avokatin e saj, të shohim çfarë do të vendoset”, ka thënë shkurtimisht Idrizi.

Sipas mediave turke, administratori i Flamurtarit, i ka kërkuar 3.5 milionë euro Adnan Polat, në mënyrë që ta ndihmonte për blerjen e një kompanie nafte në Shqipëri.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

LEXO LAJMIN KETU

Denoncimi në median turke: Si u mashtrua në Shqipëri ish-presidenti i Galatasaray-t nga biznesmeni shqiptar, Sinan Idrizi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura