Ekonomi viziton në spital biznesmenin libanez: Do të ruajmë 24 orë, vazhdoje investimin

Sep 20, 2016 | 14:14
SHPËRNDAJE

Ministrja Milva Ekonomi ka qenë sot në spital për të vizituar biznesmenin Faad Mitri. Pas lajmit që u publikua më herët në media se firma e tij do të tërhiqet nga investimi në Gjirin e Lalzit, Ekonomi i ka shprehur mbështetje biznesmenit për të vijuar pa frikë investimin.

Biznesmeni amerikan, Fadi Mitri, pak momente pasi u sulmua
Biznesmeni amerikan, Fadi Mitri, pak momente pasi u sulmua

“I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare për ta vijuar investimin e Omnix. I garantova mbrojtjen e tij dhe familjes nga skrukturat e policisë së shtetit. Shteti i gatshëm t’i vërë në dispozicion mbrojte gjatë 24 orëve. I shpreha gjithashtu gadishmërinë e strukturave shëndetësore për vijim e rehabilitimit të tij. Biznesmeni më shprehu falenderimin ndaj qeverisë shqiptare për kujdesin e treguar për të dhe familjes në këtë moment të vështirë”, tha Ekonomi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura