Edhe 3 muaj burg për ish-deputetin e PDK-së, Azem Syla

May 27, 2016 | 19:17
SHPËRNDAJE

Ish-Deputetit të PDK-së, Azem Syla i janë vazhduar edhe 3 muaj të tjerë paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të prokurorisë së EULEX”it.

Azem SylaKëtë e ka bërë të ditur avokati i Sylës, Tomë Gashi i cili edhe e ka kundërshtuar vendimin.

Azem Syla ka një muaj që qëndron në paraburgim, pasi është në mesin e 50 personave të dyshuar për keqpërdorime në procesin e shpronësimit të disa pronave në Cagllavicë.

Përveç Syles, e njëjta gjykatë, u ka shqiptuar tre muaj tjerë paraburgim edhe 7 persona tjerë të dyshuar te të njëjti grup.

Ky është njoftimi i Tomë Gashit – avokat i Azem Sylës: 

VAZHDOHET PARABURGIMI EDHE PËR 3 MUAJ NDAJ Z.AZEM SYLËS

Sipas kërkesë së Prokurorit të Eulex-it Gjyqtarja e Eulex-it sot me vendim të posaçshëm i ka vazhduar z.Azem Sylës paraburgimin dhe 7 personave të tjerë.
Siç edhe kemi deklaruar më herët caktimi dhe vazhdimi i paraburgimit ndaj z.Azem Syla mund të konsiderohet vetëm si dënim i tij para se të mbahet gjykimi eventual.
Vazhdimi i paraburgimit deri më 27 gusht 2016 është krejtësisht i panevojshëm, ngase hetimet do të vërtetojnë pafajsinë e tij, këtë bindje e ka avokati i tij, ndërsa shumë shpejt do ta ketë edhe ekipi i avokatëve të tij, ngase besoj se në ekpin tim mbrojtës për z.Azem Sylën-Ish Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të bashkangjiten avokatët me renome botërore Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan.
Pas kësaj ekipi i avokatëve mbrojtës do të kompletohet dhe Prokuroria e Eulex-it do ta ketë më vështirë që të dokumentoj diçka që nuk ka ndodhur.
Z.Azem Syla kurr nuk ka qenë Gjyqtarë, nuk ka punuar në Kadastër dhe kushdo që e eventualisht e ka keqpërdorur emrin e tij duhet ti bartë pasojat juridike, e jo që për arsyje politike të mbahet në paraburgim z.Azem Syla dhe që për shkak të emrit të tij kjo lëndë e thjeshtë të konsiderohet e profilit të lartë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura