E TRISHTE/ E infektuar me COVID-19, ndërron jetë 24-vjeçarja Xheni Kaba. Disa javë më parë solli në jetë foshnjen me lindje të parakohshme

Oct 1, 2021 | 12:57
SHPËRNDAJE

Një tjetër shtatzanë nuk i ka mbijetuar luftës me koronavirusin dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme. News 24 raporton se ka humbur jetën një 24-vjeçare e cila ishte e infektuar me Covid-19.

foto ilustruese
foto ilustruese

Disa javë më parë, mjekët në spitalin Infektiv ku Xheni Kaba ishte shtruar, kanë bërë lindje të parakohshme duke sjellë në jetë fëmijën.

Gjendja e 24-vjeçares ishte perkeqesuar dhe ajo ishte dërguar në Turqi për trajtim të specializuar, ku edhe ka nderruar jete diten e sotme.

Kujtojmë që një ditë më parë, ndërroi jetë në spitalin Infektiv edhe një grua 34 vjeçare e cila ishte 4-muajshe shtatzënë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura