E rëndë në Gjirokastër, burri i jep fund jetës në hyrje të fshatit. Policia jep detaje

Apr 26, 2018 | 21:09
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rende eshte shenuar mbremjen e sotme ne fshatin Çepunë të Gjirokastrës, ku nje 59 vjeçar i ka dhënë fund jetës.

Sipas Policise lokale eshte shtetasi me iniciale G.M, i cili ka vrarë veten në hyrje të fshatit.

“Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër”, thuhet ne njoftimin per mediat.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura