“E përjetova keq kur më tha matrapaz”/ Deputeti Agron Shehaj dhe Mark Marku bëjnë “paqe”, i kërkojnë falje njëri-tjetrit për ofendimet

Sep 23, 2021 | 23:29
SHPËRNDAJE

Sherri mes deputeti të PD, Agron Shehaj dhe analistit Mark Marku ka përfunduar në “paqe”, pasi të dy i kanë kërkuar ndjesë njëri-tjetrit.

mark marku agron shehaj

Në fund të emisionit “Opinion” ku ishin të ftuar për të diskutuar mbi situatën politike brenda PD, ata kërkuan falje për fjalet ofenduese.

Deputeti Shehaj tha se ishte ndjerë keq kur Marku iu drejtua me fjalën “matrapaz”, ndaj i kërkoi falje për reagimin, pasi gjatë debatit iu drejtua duke i thënë “Je mirë nga mendja”.

Edhe Mark Marku nga ana e tij kërkoi falje, por sqaroi se fjala matrapaz në turqisht do të thotë “tregtar”.

Agron Shehaj: Pata një konflikt me Mark Markun edhe gjatë reklamave, e përjetova keq atë që më tha se jam matrapaz. I kërkoj ndjesë për reagimin. Është e drejtë e tij të mendojë që sipërmarrësit janë mashtrues. Unë kam respekt për profesorët. Pavarësisht se Marku thotë që unë jam matrapaz, është e drejtë e Markut. Unë mendoj se nuk është normale se një përfaqësues i një partie të djathtë si PD, të mbajë një qëndrim të tillë për sipërmarrësit kur në Shqipëri ka më qindra sipërmarrës që mbajnë familjet e tyre.

Mark Marku: Mos e kthe mirësjelljen në poshtërsi. Meqë e pate mirësjelljen që  të më kërkojë ndjesë edhe unë po të kërkoj ndjesë. Unë nuk thashë që biznesmenët të marrin pjesë në jetën politike, por një kryetar partie dhe një kryeministër nuk duhet të jetë biznesmen. Kjo është bindje. Jemi në Shqipëri, ku askush nuk fyhet me fjalët turke dhe fjala matrapaz në turqisht do të thotë tregtar.

LEXO EDHE: 

“Je matrapaz”/ Plas sherri mes Mark Markut dhe Agron Shehajt: Një biznesmen nuk duhet të jetë në politikë! Deputeti: Je mirë nga mendja… Njeri i ulët, nuk ta mbajti dhe u largove

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura