‘E papranueshme, shpejtësi vrastare”, policia nxjerr videon e aksionit: U parandaluan 20 aksidente

Jan 18, 2020 | 8:37
SHPËRNDAJE

rrugore

Kontrolli me radar ne rrugën interurbane Tiranë- Durrës-Tiranë ka kapur ne shkelje te rregullave te qarkullimit dhe me shpejtesi tej normave te lejuara 20 drejtues mjetesh.

Policia ka zhvilluar kontrolle të pandërprera me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ka kapur mes te tjeresh edhe nje drejues qe levizte me shpejtesi  191 km/h. “20 drejtues mjetesh u dërguan ne OASH, por u parandaluan 20 aksidente”- njofton policia.

NJOFTIMI 

191 km/h . E pa pranueshme kjo shpejtësi vrastare

Për 300 minuta kontroll me radar në këto akse rrugore deri në këto momente u konstatuan 20 raste të shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 141 km/h deri në 191 km/h.

20 drejtues mjetesh u dërguan ne OASH, por u parandaluan 20 aksidente.

Shpejtësi pa asnjë urgjencë, pa asnjë shkak, shpejtësi që vret jetën, cenon rëndë sigurinë rrugore të përdoruesve të tjerë të rrugës, shpejtësi që në shumë raste fatkeqe patenta është dërguar pa të zotin pranë familjes. Radari dhe polici rrugor në këto raste ???

Drejtues mjetesh:

Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju.

Gjithmonë kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.

Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi.

Binduni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet.

Jeta është e shtrenjte, mbrojeni atë.

#kontribuodhetinesigurineejetes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura