E moshuara u konfirmua me koronavirus, por në Durrës edhe dy të dyshuar izolohen tek Infektivi. U kthyen nga Italia, kur shfaqën simptoma…

Mar 11, 2020 | 10:20
SHPËRNDAJE

Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal të Durrësit dhe pacientët e shtruar në këtë godinë shëndetësore janë alarmuar, pasi prej disa ditësh në ambientet e repartit të Patologjisë është mbajtur një person, që rezultoi të jetë infektuar me COVID-19. 

durres-spitali_3

Rasti, i cili rezulton të jetë i pari në qytetin bregdetar, u konfirmua paraditen e djeshme, ndërsa pacientja kishte ditë që qëndronte në spital e shtruar me pneumoni. Bëhet fjalë për një grua 75-vjeçare, e cila rezultoi e infektuar me COVID-19. Aktualisht, pacientja po mbahet e izoluar në Spitalin Rajonal të Durrësit, konkretisht në repartin e Infektivit nën kujdesin e stafit mjekësor.

DYSHIMET PËR TË INFEKTUAR

Burime nga Spitali Rajonal i Durrësit thanë për gazetën se krahas 75-vjeçares, janë paraqitur me të njëjtat simptoma edhe dy pacientë të tjerë: një burrë rreth 65 vjeç dhe një grua po e kësaj moshe. Të dyve do t’u bëhen analiza të detajuara dhe pas disa orësh do të dalin rezultatet.

“Dy persona, një burrë dhe një grua të moshës 65 vjeç, janë paraqitur në Spitalin e Durrësit me simptoma të njëjta me ato që kanë shfaqur personat e prekur me COVID-19. Të dy këta persona janë kthyer nga Italia pak ditë më parë, ku ndodheshin te të afërmit e tyre. Ata janë izoluar në repartin e Infektivit deri në një moment të dytë, ndërkohë që do t’u bëhen analiza të detajuara”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura