E morën virusin si shaka, por përfunduan në spital/ Rrëfime nga pacientët në Gjilan: Jemi penduar që nuk u vaksinuam me kohë!

Sep 14, 2021 | 17:54
SHPËRNDAJE

Shumica e pacientëve me COVID-19 të hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit janë të pavaksinuar. Mjekët thonë se ata kanë treguar simptoma të rënda të sëmundjes dhe disa prej tyre kanë përfunduar me vdekje. Brenda në spital qëndrojnë edhe shumë familjarë.

rrefime

Magbule Kqiku, e cila ka nënën të shtruar në këtë spital rrëfen në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” se: “Paramendo, 24 orë (nëna) ajo nuk e ka gjendjen të qëndrojë vet as pesë minuta. Vetë e kemi ushqyer, vetë e kemi çuar me karrocë, nganjëherë nuk ka as karroca të mjaftueshme, pasi ka pasur shumë pacientë më herët”.

Shefja e repartit të Klinikës Infektive Mirvete Daku Kurteshi shprehet: “Në Kosovë është dashur edhe kjo vala e fundit për tu vetëdijësuar njerëzit, deri në këtë vale nuk kanë qenë të vetëdijësuar. Këtë e kuptuam edhe ne tani, pasi veç janë sëmurë dhe nuk kanë qenë të vaksinuar, e kanë marri hajgare si “nuk ka virus ose e kemi zënë në asgjë”.

Pacientët thonë se janë penduar që nuk janë vaksinuar me kohë. “Për vaksinë kam bërë shumë gabim që nuk e kam marr, duhet me mbajt shumë  higjienë me u rujt, jo me mbajt shumë  kontakte”, thotë pacientja Vazhide Rizahu për Rel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura