E kërkojnë shumë klube, Napoli nxjerr në shitje Kulibalinë për të blerë sulmuesin e njohur të Serisë A

Mar 17, 2020 | 21:25
SHPËRNDAJE

Napoli synon të blejë për sezonin e ardhshëm sulmuesin e Torinos Andrea Belotin.

beloti

Media pranë klubit napolitan “Area Napoli” zbulon se për të kryer disa blerje për sezonin futbollistik pasardhës, drejtuesit e klubit kanë nxjerrë në shitje 3 futbollistë: mbrojtësin Kalidu Kulibali, mesfushorin brazilian Alan dhe anësorin meksikan Hirving Lozano.

kulibali

Drejtuesit napolitanë shpresojnë të fitojnë një shumë të konsiderueshme parash nga shitja e senegalezit Kulibali, i cili kërkohet nga Manëester Junajtid, Everton, etj.

Presioni i tifozëve ndaj presidentit të Napolit Aurelio De Laurentis për të blerë lojtarë cilësorë duket se kanë dhënë efekt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura