“E hëna e zezë”, dobësimi i Kinës trondit tregjet botërore në Evropë, SHBA dhe Azi

Aug 24, 2015 | 23:10
SHPËRNDAJE

E hëna e datës 24 gusht 2015 është cilësuar si ‘ditë e zezë’ për bursat ndërkombëtare. Ngadalësimi i ekonomisë kineze ka sjellë frikë për investitorët në mbarë botën. Kjo është shoqëruar me një rënie të ndjeshme në tregjet e aksioneve.
KBCXES4D-334-kggG-U1060971871654CWH-700x394@LaStampa.it
“Investitorët globalë janë të shqetësuar për rritjen në ekonominë e dytë më e madhe në botë”,-shkruan “BBC”, duke pasqyruar shifrat në rënie nga bursat në BE, SHBA dhe Azi.

Ndërsa gazeta britanike “The Guardian” shkruan se tregu i aksioneve në Kinë ka rënë ndjeshëm gjatë javëve të fundit, pavarësisht masave të marra nga zyrtarët në Pekin që synojnë qetësimin e ankthit të investitorëve për ngadalësimin e ekonomisë së vendit.

Lidhur me shqetësimet e ngritura gazeta britanike citon ekspertët se kjo rënie drastike e bursave nuk mund të shkaktojë një krizë financiare globale si ajo e vitit 2008.

Ekonomistët shohin rrezik të kufizuar në ekonominë reale të Kinës nga trazirat e tregut të aksioneve dhe sipas tyre ka pak gjasa për t’u shqetësuar në lidhje me atë se çfarë ndodh jashtë këtij vendi.

Julian Jessop, shefi i ekonomistëve botëror në konsulencën Capital Economics, ka thënë: Të dhënat e fundit nga ekonomitë e tjera kryesore, duke përfshirë SHBA, eurozonën dhe Japonin, kanë qenë përgjithësisht e mirë … Përveç lajmeve të këqija nga Kina, ka shumë pak për të mbështetur frikën e një rënie të madhe globale.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura