“E gjithë energjia tek hapi tjetër”- Basha poston foton me Kurtin menjëherë pas votimit për Kosovën në KiE

Apr 16, 2024 | 22:49
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një foto në rrjetet sociale me kryeministrin Albin Kurti, menjëherë pas votimit në Asamblenë e Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në këtë organizëm.

basha kurti

Basha thotë se e gjithë energji tashmë është tek hapi i radhës, për ti vendosur vulën përfundimtare.

“Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke ndarë gëzimin e kësaj arritje të madhe për Kosovën.

Tani e gjithë energjia tek hapi tjetër që uroj dhe shpresoj në maj t’i vendosë vulën përfundimtare anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës”, shkruan Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura