E frikshme/ Tenton të ngjisë kodrën, por… Shikoni momentet kur makina rrotullohet dhjetra metra, qytetarët bërtasin të tmerruar

Jun 21, 2021 | 15:58
SHPËRNDAJE

Panorama.al ka siguruar videon e aksidentit të frikshëm që u regjistruar ditën e djeshme në zonën e njohur si Bjeshka e Deçanit në Kosovë.

Siç shihet dhe nga pamjet, një makinë tip fuoristradë “Rally”, në tentativë për të ngjitur një kodër, ka rrëshqitur dhe është rrotulluar disa herë.

Ngjarja ndodhi dje në mesditë ku si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur një person i cili u dërgua menjëherë në spital.

Në momentet e aksidentit ka pasur edhe qytetarë të cilët bërtasin të tmerruar.

Fatmirësisht ai i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura