“E adhuroj për femrën që është!”- Meriton Mjekiqi ‘kokë e këmbë’ i dashuruar me Ilnisa Agollin. Moderatori: Ajo dhe vajza e saj janë shumë të rëndësishme në jetën time

Apr 15, 2024 | 9:57
SHPËRNDAJE

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, ku diferenca në moshë nuk e ndaloi dashurinë e tyre.

ilnisa meriton

Gjatë një bisede me Françeska Muratin, moderatori ka treguar disa nga arsyet se pse ra “kokë e këmbë” në dashuri me banoren.

“Unë Ilnisën e dashuroj, e adhuroj për femrën që është. E dua karakterin, tipin, mënyrën, artin, pikturën që ia kam kthyer. Unë e dashuroj”- tha Meritoni duke treguar se sa shumë është i dashuruar me Ilnisën.

Gjithashtu, Meritoni foli edhe për vajzën e gazetares, teksa u shpreh se: “Janë shumë të rëndësishme për mua, Ilnisa dhe Anaisi. Sa është Ilnisa e rëndësishme për mua, aq është edhe vajza e saj në jetën time. Për mua janë 1.”

Pjesë nga biseda:

Françeska: Unë dua që burri im të më adhurojë, të vdesë për mua jo të shkojë e të shikojë femra të tjera. Athu se s’ka burra më në kjo botë

Meritoni: Unë Ilnisën e dashuroj, e adhuroj për femrën që është

Françeska: Pikërisht dhe ka lezet kjo gjë

Meritoni: Ajo e di këtë gjë dhe për këtë arsye ajo ndoshta më do kaq shumë. Unë e adhuroj, e dashuroj. E dua karakterin, tipin, mënyrën, artin, pikturën që ia kam kthyer. Unë e dashuroj

Françeska: Ia kreh flokët?

Meritoni: Normal që ia kreh flokët se e dua. Çdo gjë është perfekt për mua. Këtu përpiqeshin të më godisnin mua për flokët që ia krihja. Po normal që do ia kreh flokët, se e dua. Unë do ia bëj kafen, mëngjesin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura