“Dyshonin se jepte informacion për DEA-n amerikane”/ Gazetarja publikon të tjera detaje për vrasjen e Adriatik Tresës në Ekuador: Atij iu zbuluan…

Nov 23, 2020 | 23:27
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Adriatik Tresën, 40-vjeçarin shqiptar që u ekzekutua me 6 plumba në vilën e tij në Ekuador.

AdriatikTresa

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar lidhjen e tij me Ilir Hidrin, të cilin dyshohet se ekzekutoi pasi mund të shiste informacione të trafikut të drogës tek DEA Amerikane.

“Gjatë 4-5 viteve të fundit ka qëndruar në Ekuador. Atje është dyshuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, Ilir Hidrit. Ai ishte një person që pjesën më të madhe të jetës kishte jetuar në Greqi, atje kishte rënë në kontakt me trafikun e drogës dhe sipas deklaratave të nënës së tij, ajo tregon se i biri u largua vetëm 7 muaj para se të vritej dhe personat që janë arrestuar për gazetarin Valdeviezo janë të njëjtët me të cilët kishte lidhje Ilir Hidri. Sipas tyre, dyshohej se kishte lidhje me infromacionet e trafikun e drogës. Këta dyshonin se Hidri mund të shiste informacione tek DEA amerikane, ndaj Tresa e ka vrarë”, tha Lala në ‘Opinion’.

Duke ju referuar vrasjes së 45 vjeçarit, gazetarja Fatjona Mjedini tha se më herët ndaj tij kishte patur një tentativë rrëmbimi.

“Ka patur një tentativë rrëmbimi ndaj tij disa kohë më parë, se nëse dikush rrëmbehet është më e  lehtë për ta vrarë. Pasi policia ka shkuar, ka gjetur 32 mijë dollarë në cash dhe 70 mijë euro”, tha ajo në “Opinion”.

Duke ju referuar një raporti të publikuar, gazetarja tha se mendohet që në harkun kohor 2017-2019 kanë qenë 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador, të favorizuar edhe nga fakti që ky vend nuk ka sistemin e shenjave të gishtave.

Ishin 7 persona të maskuar si policia antidrogë që hynë në shtëpinë e tij me pretendimin se do i dorëzonin një letër për një ngjarje të 2017-ës kur është dorëzuar për armëmbajtje pa leje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura