Dyshohet për shkëndijë elektrike, vijon prej më shumë se 2 orësh zjarri në magazinën e rrobave në “Qyteti Studenti”! Flakët rrezikojnë 2 banesa

Sep 25, 2022 | 19:39
SHPËRNDAJE

Vijon të jetë aktiv prej më shumë se 2 orësh, zjarri që ka përfshirë një magazinë me rroba në zonën e Qyteti Studenti në Tiranë.

Në njoftimin paraprak të shpërndarë nga policia bëhej me dije se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Sipas Neës24, zjarri rrezikon dy banesa në afërsi të magazinës. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike brenda magazinës.

Dy makina zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura