Dyshja shqiptare burgoset për trafik kokaine

Sep 18, 2020 | 19:54
SHPËRNDAJE

Dy të rinj shqiptar të kapur me kokainë pas ndalimit të automjetit të tyre, janë burgosur për 30 muaj secili në gjykatën e Guildford Crown.

Screenshot-2020-09-17-at-22.40.00-768x524

Në 1 të mëngjesit më 28 qershor, oficerët ndaluan një automjet në Rrugën Stoke. Të tre personat e pranishëm ishin shtetas shqiptarë, të cilët refuzuan të thonë pse ishin në zonë ose ku po shkonin.

Klevis Abazi, 19 vjeç dhe Gertan Pali, 21 vjeç, kishin para, telefona, dokumente false dhe dy çanta droge.

David Oliver, oficer policie nga West Surrey, tha: “Ky rezultat i gjykatës tregon se sa efektivë mund të jenë kontrollet tona proaktive dhe unë do të nxisja cilindo që ka shqetësime në lidhje me tregtinë e drogës të na kontaktojë. Informacioni i ofruar nga njerëzit është jashtëzakonisht i vlefshëm dhe mund të ndihmojë që komunitetet tona të jenë më të sigurta. ”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura