DYSHIMET/ Biznesmeni libanez u aksidentua qëllimisht për t’u rrahur

Sep 10, 2016 | 16:16
SHPËRNDAJE

Burime brenda Policisë thonë për “Panorama.al” se aksidentimi dhe rrahja e biznesmenit libanez, me inicialet F.M. ditën e sotme, mund të jetë e qëllimshme.

Fadi-MitriKështu, biznesmeni libanez u aksidentua ditën e sotme në kryqëzimin e Laknasit, teksa udhëtonte drejt Rinasit.

Ka qënë një mjet i tipit “Volkswagen” që ka aksidentuar “Mitsubishin” me të cilin udhëtonte biznesmeni F.M. dhe një shtetas tjetër, E.M.

Mirëpo, ka dyshime të forta se agresorët e kanë ndjekur biznesmenin dhe e kanë aksidentuar për ta ndaluar.

Më pas, pas aksidentimit, drejtuesi i mjetit “Volkswagen” së bashku me shoqëruesit e tij, e kanë rrahur biznesmenin, i cili më pas është transportuar në spital.

Policia është duke hetuar për shkaqet e konfliktit dhe ka shoqëruar disa persona. Biznesmeni libanez është i angazhuar në fushën e ndërtimit dhe është duke ndërtuar fshatra turistikë në Gjirin e Lalzit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura