Dy mesfushorët shqiptarë titullarë, Vejle e Sormanit nuk njeh humbje në kampionat

Jul 30, 2018 | 21:50
SHPËRNDAJE

Vazhdon seria pozitive e Vejles në elitën e futbollit danez. Skuadra e trajnerit Sormani, ku aktivizohen 2 futbollistët shqiptarë, Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli, nuk njeh humbje në 3 ndeshjet e para të kampionatit teksa ka barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Arhus.

Vejle-1-750x430

Të 2 mesfushorët shqiptarë u aktivizuan titullarë si gjithmonë, duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Muçolli u zëvendësua nga Sormani në minutën e 64-t, ndërkohë që Ramadani qëndroi 90 minuta.

Me barazimin e sotëm, Vejle u ngjit në kuotën e 5 pikëve dhe momentalisht mban vendin e gjashtë. Sfidën e radhës skuadra e shqiptarëve do ta luajë ndaj Midtjuland.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura