Dy aksidente në pak kohë/ Makina përplas 10-vjeçarin në Durrës, policia jep detajet e para

Jan 3, 2020 | 9:22
SHPËRNDAJE

auto_auto_auto_peje-nje-i-vdekur-ne-aksident-trafiku

Një i mitur eshte aksidentuar sot ne Durres. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë M.A.,22 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas më datë 03.01.2020, në Arapaj, ka aksidentuar shtetasin E.S.,10 vjeç,banues në Arapaj ,Durrës, i cili pasi mori mjekim në Spitalin e Durrësit,u largua për në banesë.

Gjithashtu ne pranga ra edhe N.K.,46 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Ky shtetas në aksin rrugor Katër Rrugët e Fllakës-Sukth, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip Benz, është përplasur me mjetin e parkuar tip Benz ku ka patur vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura