Durim Bami kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Mar 25, 2016 | 16:26
SHPËRNDAJE

Durim Bami, në akuzë për “kallëzim të rremë”, personi që u bë i njohur si ‘atentatori’ i paguar për ekzekutimin e deputetit Tom Doshi dhe Mhill Fufi, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Durim Bami duke hyre ne Gjykaten e Larte
Durim Bami duke hyre ne Gjykaten e Larte

Mësohet se ka qenë avokati i tij mbrojtës, Ilir Murati që ka depozituar sot në Gjykatën e Lartë një kërkesë për ndryshim të marrës së sigurisë.

Argumenti me të cilin avokati i drejtohet Gjykatës së Lartë, për të liruar Bamin, është se kanë kaluar afatet e parashikuara në ligj dhe tani nuk ekziston më rreziku i prishjes së provave pasi dosja e tij ka kaluar në gjykim.

Bami u arrestua një vit më parë, pas pretendimeve të deputetit Tom Doshi, se Bami donte ta vriste atë dhe Mhill Fufin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura