“Dukesh tamam si katunarët kur vinin në Tiranë për …”, Alketa i përgjigjet komentueses nga pushimet në Miami

Jan 22, 2020 | 15:16
SHPËRNDAJE

Alketa Vejsiu po merr pak kohë pushime përpara se të kthehet për të prezantuar në Sanremo 2020.

Moderatorja zgjodhi Miamin si destinacionin e saj për tu relaksuar dhe duket se po e shijon pafund.

Alketa ndau me fansat momente nga qëndrimi i saj në Miami ndërsa publikoi edhe një video duke kërcyer në varkë.

Një prej ndjekësve të saj i komentoi duke e krahasuar atë me katunarët që sipas saj vinin në Tiranë për një foto tek 15-katëshi.

“Tamam si katunarët kur vinin në Tiranë në fillim për një foto tek 5-katëshi dhe në motor në qendër, kështu po më dukesh,”– shkroi ndjekësja.

Ndërsa Alketa iu është përgjigjur duke qeshur: “Fiks”.

Kujtojmë se Alketa pasi moderoi festivalin e diskutueshëm të RTSH-së, u përzgjodh si një nga emrat që do prezantojnë në Sanremo.

Festivali do mbahet në datat 4 shkurt deri në 8 shkurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura