“Erdogan dukej se kishte fituar luftën për pushtet me ushtrinë, por…”

Jul 16, 2016 | 13:22
SHPËRNDAJE

Turqia e mënjanoi kaosin pas dështimit të puçit ushtarak, por me numër të lartë viktimash. Situata është vënë nën kontroll, ka thënë kryeministri turk, Binali Yildirim. Erdogan paralajmëron kundërpërgjigje të fortë.

Türkei Bosphorus Brücke Panzer Kleidung und Helme von Soldaten

Përpjekja për puç ushtarak në Turqi ka dështuar. Qeveria tutke e ka marrë situatën nën kontroll. ” Komandantët tanë kanë kontrollin”, ka thënë kryeministri truk, Binali Yildirim të shtunën në Ankara. Por Turqia e ka paguar këtë me numër të lartë viktimash. Sipas kryeministrit turk, Yildirim, numri i të vrarëve është rritur në 265 vetë. 161 të vdekur ka pasur nga forcat e sigurisë, besnike të qeverisë. 104 puçistë janë vrarë.

Sipas kreut të ushtrisë, të emëruar provizorisht, gjeneralit Ümit Dündar, në përpjekjen për puç janë vrarë 194 vetë, 47 civilë dhe 104 puçistë. Më shumë se 1154 vetë janë lënduar. Nga ndërtesa e shtabit qendror të ushtrisë është qëlluar të shtunën paradite. Qeveria turke e cilësoi të dështuar përpjekjen e një pjese të ushtrisë për të marrë pushtetin në dorë. Ndërtesa e parlamentit turk është dëmtuar pas sulmeve nga ajri të puçistëve. Sipas të dhënave nga qarqet qeveritare 1563 ushtarakë janë arrestuar në të gjithë Turqinë, sipas ushtrisë. Po ashtu në afërsi të pallatit presidencial ,avionë luftarakë kanë hedhur bomba. Edhe ndërtesa e Shërbimit Sekret Turk është sulmuar natën e së shtunës, bëjnë të ditur, përfaqësues të institucionit. Por kreu i Shërbimit Sekret, Hakan Fidan është dërguar në një vend të sigurtë.

Türkei türkische Soldaten am Taksim Platz Proteste Menschen auf den Straßen

Parlamenti turk në seancë të jashtëzakonshme

Kryeministri turk, Binali Yildirim ka bërë thirrje për mbledhjen e parlamentit turk në një seancë të jashtëzakonshme. “Situata është gjerësisht nën kontroll”, tha ai. “Turqia nuk udhëhiqet nga ushtria”, citohet nga mediat kryeministri turk, i cili ka dhënë edhe urdhrin për të qëlluar avionin ushtarak të marrë peng. Ushtria do të ndryshojë radikalisht.

Türkei nach Putschversuch Bosphorus Brücke Istanbul Menschenmenge

Gjenerali Ümit Dündar është vendosur përkohësisht si drejtues i shtabit ushtarak, bëri të ditur, agjencia turke e lajmeve, Anadolu. Në rrugët e Ankarasë dhe Stambollit janë parë tanke dhe njerëz që vraponin në panik, kur dëgjoheshin të shtëna. Ndërkohë qytetarë të zemëruar e përkrahës të Erdoganit janë ngjitur në tanke apo i pengonin ata në rrugën e tyre, siç kanë treguar pamjet televizive. Në Stamboll ë afërsi të sheshit Taksim ushtarët janë parë se si dorëzoheshin në urëne Bosforit dhe merreshin në pranga nga policia.

E përditshmja zvicerane “Tages Anzeiger” e ka komentuar të shtunën (16.07) kështu përpjekjen për puç në Turqi: “Për një kohë të gjatë dukej se Erdogan e kishte fituar luftën për pushtet me ushtrinë, edhe përmes proceseve spektakolare, jo edhe aq të pastra. Kur Erdogan ndërmori përpjekjen për të çuar Turqinë drejt Bashkimit Europian, ai e përdori këtë për të kufizuar kompetencat e ushtrisë. Madje parak pak javësh, u duk se ai bëri një hap afrimi me ushtrinë, duke ia rikthyer kompetencat, por me sa duket Erdogan ka bërë vlerësimin e gabuar për ushtrinë.”

Burimi: DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura