Duka: Ndeshja me Serbinë vlen sa kualifikimi. Tifozët do të dinë si të sillen

Oct 5, 2015 | 22:29
SHPËRNDAJE

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, mundohet të mbajë sa më të karikuar ekipin kombëtar për dy sfidat e fundit eliminatore të Euro 2016 me Serbinë dhe Armeninë.

Duka2Në grumbullimin e ekipit sot në ambientet e “Tropikal” ai foli kryesisht për rëndësinë që ka përballja e radhës kjo edhe për faktin se kuqezinjtë janë shumë afër për të prekur finalet e Europianit.

Presidenti shreh bindjen se përfaqësueja shqiptare do të dijë ta vlerësojë dhe manaxhojë si duhet takimin me Serbinë duke siguruar kualifikimin pse jo që këtë takim.

“Çdo ndeshje për ne ka qenë një finale. Për pozicionin që jemi, sfida me Serbinë merr rëndësi të veçantë. Jam i bindur që ekipi di ta vlerësojë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe pse jo ta arrijmë kualifikimin që me 8 Tetor. 

Në Shqipëri nuk janë shënuar kurrë incidente të rënda. Tifozët tanë dinë si  të sillen në stadium dhe kjo duhet vlerësuar si një ndeshje si gjithë të tjerat.  Do ta përcjellim me të njëjtin dinjitet siç e kanë bërë edhe në ndeshjet e tjera”.

Duka ka një apel edhe për tifozët, sjellja e të cilëve është shumë e rëndësishme për t’i ardhur në ndihmë skuadrës në në arritjen e objektivit final.

 “Në radhë të parë do të doja t’u kërkoja falje të gjithë tifozëve, të cilët nuk do të kenë mundësi të jenë në stadium. Kemi patur kaq shumë kërkesa sa është e pamundur që t’i plotësojmë me kapacitetin e “Elbasan Arenas”.

Mbështetja e Kombëtares nuk është vetëm në 90 minutat e lojës, ajo ka filluar me kohë dhe do të vijojë edhe gjatë këtyre ditëve me një atmosferë entuziaste”, ka deklaruar Armado Duka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura