‘Duhet të përballemi ende me një mallkim’, Rama flet në SHBA: Tani që ne jemi të mirë, BE është në gjendje të tmerrshme

Feb 6, 2020 | 10:12
SHPËRNDAJE

rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama ne Këshillin e Atlantikut, ne një bashkëbisedim të hapur mbi vizitën në Washington, eshte ndalur sot ne perspektiven e vednit ne BE, metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën antiKÇK, kryesimin e OSBE dhe Rindërtimin.

Nuk ka ngurruar te perserise se vendimi per mosvendimin per celjen e negociatave me BE per vendin tone ishte nje hipokrizi, pasi Shqiperia i kishte plotesuar gjithe detyrat qe i ishin lene. Ne kete mes, sipas Rames, presidenti francez Macron ishte me i drejteperdrejt ne ato qe tha.

“Duhet të përballemi ende me një mallkim që ka karakretizuar jetën tonë, se kur BE ishte në formë shumë të mirë ne ishim të këqinjtë, tani që jemi të mirë ata janë në formë të tmerrshme, na duhet të presim momentin ku jo vetëm të jemi ne të mirët, por edhe ata të jenë në formë të mirë. Nuk është ky momenti, është bërë progres i mirë. Është pozitive metodologjia e re, po bëhej makth skizofrenike, situatë ku komisioni ka ndjekur detyrat që duhet të përmbusheshin dhe këshilli që gjithmonë e më tepër mbetej peng i agjendave politike në vende të ndryshme. Për ne, Shqipërinë e përmendët me nënqeshje pak dyshuese, ne jemi vendi i vetëm në Evropë që kemi 95% dëshirën e njerëzve për të qenë pjesë e BE, buzeqeshja juaj ishte si të thuash c’problem keni, në kohën kur britanikët u larguan, por për Shqipërinë Evropa është shumë më tepër se cështje për vende të tjera se ne kemi kaluar një jetë të vështirë duke u mbajtur peng i perandorive që nuk i zgjodhëm dhe kjo është e para jo mirëfilli, i pari vend ku donim të ishim prej një kohe të gjatë, njësoj si ti ikje përherë mallkimit të historisë e për të qenë të sigurt, është si martesa, duhet të martohesh që të kuptosh se nuk është e njëjta gjë që kishe menduar, por fakti që njerëzit divorcohen nuk të bën të heqësh dorë për tu martuar”- tha Rama.

Duke u ndaluar te vendimi jo per celjen e bisedimeve Rama theksoi:

Vendimi për negociatat u perceptua keq, sepse e meritonim. Bëmë gjithcka që një vend si ne duhet të bënte për të çelur bisedimet. Asnjë vend përpara bisedimeve për anëtarësim nuk ka bërë aq shumë sa kemi bërë ne, sepse procesi u bë gjithmonë edhe më kërkues. Natyrisht kemi probleme me krimin dhe korrupsionin, për të pasur institucione më mirë funksionale dhe transparente, por nëse nuk do i kishim do të kërkonim të bëheshim anëtarë që sot. Por sot janë më pak se më parë. Nuk është se po pretendojmë një dhuratë, por një udhërrëfyes të mirë të konsoliduar. Reforma në drejtësi që po kryejmë është reale dhe është e mundur vetëm për shkak të mbështetjes së SHBA dhe njohurive të BE-së. Për francezët kam thënë, nuk ka të bëjë me ne, por me ata, me vendimin e tyre se cfarë duan për veten e tyre dhe zgjerimin. Kanë një nivel të caktuar hipokrizie, pasi do të kishte qenë më e ndershme që të thonin, që ju i keni bërë detyrat, por ne nuk jemi gati të flasim tani, se duhet të zgjidhim ca probleme. Presidenti francez ka qenë më i drejtpërdrejti. Datë për negociatat? Kam thënë mjaftueshëm dhe jam zgënyjer mjaftueshëm, pasi me këta të gjithë nuk i dihet se janë 27 krerë shtetesh, që kanë 27 zgjidhje të ndryshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura