“Duhet rritur perimetri i sigurisë pranë shkollave”- Balla: Luftë ndaj fenomenit të lëndëve narkotike dhe bullizmit

Apr 16, 2024 | 10:23
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me personelin arsimor, nxënësit dhe drejtues vendorë në gjimnazin “Dervish Hekali” në qytetin e Ballshit.

a5943d50-5f03-4fa5-86b6-126d61b8b3e9

Ministri Balla, gjatë takimit, foli për problematikat që kanë të bëjnë me sigurinë në shkolla dhe jetën e përditshme të të rinjve si bullizmi, shitja e drogës apo dhuna online, duke shtuar se duhet bashkëpunimi i të gjithëve, veçanërisht i të rinjve, që puna e punonjësve të policisë të ketë efekt.

“Mbi të gjitha disa sfida që lidhen me sigurinë që kanë të bëjnë me luftën kundër fenomenit të përdorimit të lëndëve narkotike, kryesisht kanabis dhe jo vetëm, lufta kundër bullizmit, kundër dhunës të të gjitha formave qoftë ajo me bazë gjinore, qoftë ajo seksuale, apo dhe dhuna online që është nga shqetësimet që kanë plotë dhe mësuesit edhe fëmijët. Kështu që në këtë aspekt bashkëveprimi i të gjithë aktorëve, mbi të gjitha, stafit të mrekullueshëm arsimor të kësaj shkolle, bordit të prindërve, dhe pjesa që lidhet me nxënësit, të cilët duhet të jenë ata që furnizojnë me sa më shumë informacion komisariatin e policisë dhe drejtorinë vendore”, u shpreh ministri.

Sa i përket bashkëpunimit të strukturave policore me shkollat, Balla nënvizoi se “kjo shkollë e furnizon në mënyrë të përjavshme DVP-në dhe nuk na rezulton që të kemi problematikë akute, por jo se nuk kemi probleme këtu në qytetin e Ballshit, problematika që lidhen me fenomenet që sipërpërmenda. Unë i nxis dhe drejtorët vendorë të policisë, drejtuesit e komisariateve që të bashkëveprojnë me ju, për të pasur sa më shumë informacion, kryesisht me informacion që lidhet me veprimtari jashtë oborrit të shkollës, të cilën ne e quajmë perimetri i sigurisë në shkollë. Kështu që në aspekt gjej rastin t’ju kujtoj që kemi të gjithë përgjegjësitë tona, përfshirë këtu dhe pushtetin vendor, të cilët kanë përgjegjësi me sinjalistikën si atë horizontale dhe atë vertikale në rrugën që kalon para shkollës. Por dhe për ta rritur perimetrin e sigurisë dhe në komunitetet në lagjet ku jetojnë fëmijët ku jetojnë prindërit, ku jeton populli i nderuar i gjithë këtij qyteti. Shumë faleminderit për bashkëveprimin!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura