“Duam kujdestarinë e mbesës”/ Babai i Sabrina Bengajt që u vra nga ish-bashkëshorti: Do ngremë padi në SPAK për ata që liruan Elton Metajn

Sep 17, 2021 | 12:42
SHPËRNDAJE

Babai i 23-vjeçares Sabrina Bengaj e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj, ka deklaruar për mediat se do të padisë në SPAK gjyqtarët, prokurorët dhe mjekët që mundësuan lirimin nga burgu të 31-vjeçarit Elton Metaj.

“Kam ardhur vetëm nga shpirti i këtij avokati për humanizmin që ka dhe për atë viktimë dhe fëmijën e vogël. Unë kërkoj nga drejtësia, kush janë këta gjyqtarë, prokurorë dhe mjekë që kanë lëshuar këtë raport që të dalë tjetri me armë dhe të kërcënosh familjen. Kush janë këta rockfeller që drejtojnë vendin. Të gjithë familja e dhëndrit duhet të shkojë në burgim të përjetshëm, pa asnjë lloj apelimi. Ose në litar” –  tha i ati.

Ndërkohë, Partizan Bengaj ka autorizuar avokatin Saimir Vishaj që t’i përfaqësojë në proceset gjyqësore. Kyi  fundit është shprehur se aktualisht po mbledhin të gjithë dosjen dhe të gjitha faktet për të bërë padinë në SPAK. Gjithashtu avokati thotë se do të zhvillohet dhe një gjyq civil për të vendosur për kujdestarinë e mbesës.

“Ne kemi vendosur të përfaqësojmë zotërinë në process gjyqësor. Është një ngjarje shumë e rëndë, n aka dhënë tagrat për ta përfaqësuar si viktimë në padinë civile për jkujdestarinë e vajzës 2 vjeç. Me dokumentet që kemi në dorë, është shumë e rëndë se si është liruar një person nga muaji tetor që është vendosur masa e sigurisë, arrest me burg, pa kaluar 7-8 muaj. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, unë do i drejtohem Prokurorisë së Fierit për të marrë të gjitha dokumentet pasi të kemi të gjtha atëherë do i drejtohet në SPAK” – tha Vishaj.

Duke komentuar letrën e 31-vjeçarit Elton Metaj nga burgu ku thoshte se ish-vjehrri i tij e kërcënonte, Bengaj tha se kjo nuk ka ndodhur pasi ka qenë në Itali për periudhën që bëhej fjalë.

Pyetje: E keni kërcënuar dhëndrin

“Unë e kam qenë në Itali, e kam të filmuar e të dokumentuar. Është mashtrim, e kam të dokumentuar” – tha Bengaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura