“Dua të bëhem trajner i Realit”, djali i Ançelotit nuk i fsheh ambiciet

Apr 16, 2024 | 7:21
SHPËRNDAJE

Nga Karlo Ançeloti te Davide Ançeloti, te Reali mund të ketë një rokadë baba-bir për sa i përket stolit të ekipit të bardhë. Por kjo i përket së ardhmes.

1492866921.0

Ka qenë vetë djali i Karlos Ançelotit, Davide, njëherazi dhe ndihmësi i Karlos në stolin e Madridit që në një intervistë të dhënë për “France Football”, ka shpalosur ambicien e tij për të marrë një ditë drejtimin e Realit të Madridit.

“Unë dhe im atë do të vazhdojmë të jemi pjesë e Realit edhe në sezonin e ardhshëm. Madje, unë do të qëndroj deri në vitin 2026. Kemi shumë të rinj dhe mundësi për të pasur një ekip shumë të fortë në vitet e ardhshme.

Dua të filloj karrierën time si trajner, por e di që jam në klubin më të mirë në botë. Vendi për t’u rritur nuk ka një datë të caktuar dhe do të varet edhe nga ofertat. Unë jam i lumtur këtu, familja ime jeton këtu, gruaja ime është spanjolle, unë jam afër babait tim… Sfidat nuk më trembin, qëllimi është të bëhem trajner këtu një ditë”, deklaroi Davide Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura