Droga në Itali/ LSI sulmon për herë të parë ministrat e PD, flet për ustallarë: Po kjo nga doli?

Jul 12, 2017 | 12:04
SHPËRNDAJE

LSI shton akuzat ndaj qeverisë, kete radhe edhe ndaj ministrit teknik të Partisë Demokratike.

petrit vasili

Në një postim në faqen e tij në FB, ish-kreu i LSI-se, Petrit Vasili, teksa komenton kapjen e sasive te medha te droges ne Itali, qe vjen nga vendi yne, nuk le rast per ironizuar ministrin e Brendshem dhe duke akuzuar se “Policia nuk e sheh dot drogen dhe as i kap kriminelet, pasi jane bashke si ishin edhe me 25 qershor”.

Postimi i Vasilit

Kapen ne Itali përsëri qindra kilogramë drogë, që vjen nga Shqipëria.
Ministri i Brendshëm e pa nga ajri Shqipërinë dhe tha që nuk ka më drogë.

Po kjo drogë, nga na desantoi në Itali?

Ustallarët i paskan mbushur magazinat me drogë deri për në fund të shekullit. Policia nuk e sheh e nuk e kap dot drogën, kriminelët dhe trafikantët; s’kanë faj, janë një, janë bashkë, siç ishin edhe më 25 qershor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura