Vrau të dashurën dhe të fejuarin e saj, Dritan Demiraj mund të ketë vrarë edhe kushëririn e tij

Apr 27, 2014 | 14:43
SHPËRNDAJE

Demiraj gjate arrestimit nga policia italiane

ITALI – Dritan Demiraj, shqiptari i arrestuar për vrasjen e ish të dashurës se tij, Lidia Nusdorfi dhe 30- vjeçarit, Silvio Mannina, mund të ketë vrarë edhe kushëririn e tij.

Mediat italiane flasin sot për një viktimë tjetër, referuar dyshimeve të ardhura nga hetimet për ngjarjen e rëndë. Hetuesit e çështjes janë përpjekur të gjejnë një kushëri të vrasësit, por pa rezultat, pasi ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me fatin apo vendndodhjen e tij.

Për këtë, Prokuroria e Riminit është duke përgatitur një kërkesë për ndihmë ndërkombëtare, që do t’i adresohet veçanërisht Shqipërisë, për të vërtetuar nëse ai është gjallë ose jo. Gjatë dëshmisë, Demiraj ka pranuar se kishte tentuar ta vriste kushëririn e tij, verën e kaluar në Shqipëri, pasi kishte zbuluar se ai kishte shkuar me të dashurën e tij, me të cilin kishte një djalë, gjatë qëndrimit për pushime në Shqipëri.

Ndërkaq, Monica Sanchi, një kameriere me të cilën Demiraj ka punuar, dhe mendohet të këtë patur edhe një raport, është nën hetim, pasi dyshohet se ka ndihmuar shqiptarin gjatë krimit.

Pak ditë më parë, mediat italiane zbardhën rrëfimin e Dritan Demirajt. 29- vjeçari ka pranuar se ka vrare edhe ish të dashurën e tij, Lidia Nusdorfi dhe të fejuarin e saj, Silvio Mannina, gjurmet e të cilit janë zhdukur që nga 28 shkurti i shkuar. Dritan Demiraj nuk e ka pranuar ndarjen nga e dashura, duke kryer krimin si hakmarrje. Dritan Demiraj është arrestuar nga policia italiane më 3 mars 2014.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura