Dosja “Plumbi i Artë”/ Ushtria e vrasësve me pagesë, shkëmbehen kokë më kokë “nip” e “dajë”! Prokuroria beson më shumë Nuredin Dumanin se Henrik Hoxhën

Jul 17, 2023 | 10:56
SHPËRNDAJE

NIKOLETA KOVAÇI/ Ndërkohë që Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit kanë ende pa zbardhur dhe konkretizuar një mori ngjarjesh të rënda dhe kanë ende në kërkim një duzinë me emra të përfshirë në ta, Henrik Hoxhës i hiqet statusi i dëshmitarit.

Nuredin Dumani-Henrik-Hoxhaj

Edhe pse që në krye të herës ai u konsiderua si personi që në fakt e zbërtheu organizatën më të madhe kriminale të vrasësve në vendin tonë, tashmë ai do të jetë pas status, teksa sipas të dhënave që kanë dalë nga hetimi, dëshmia e tij nuk përkon me atë të Nuredin Dumanit. Për pasojë duket se SPAK ka vendosur të besojë versionin e Dumanit përpara atij të Hoxhës, ose ky është versioni që prokuroria ka mundur të justifikojë atë që quhet edhe heqje dorë nga dëshmitari i drejtësisë.

Përpos tij, mësohet se pa status dëshmitari është lënë edhe Klevis Alla, i riu që në fakt bëri lëmsh prokurorinë në lidhje me dy vrasjet e dyfishta të ndodhura në Durrës prillin dhe majin e vitit 2020.

Mirëpo, në fakt, në devijimin e disahershëm të dëshmisë së tij, ai i tha prokurorisë edhe justifikimin, pasi Nuredin Dumani e kishte kërcënuar me vrasjen e motrës e për pasojë ai ishte detyruar të mos e përmendte emrin e tij. ose ky qe versioni fillestar me të cilën prokuroria e Posaçme e justifikoi publikisht të riun nga Durrësi.

Ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë ka dëshmuar Skerdi Tase, atentatori dhe ekzekutori i disa personave, por Prokuroria me gjasa ka vendosur ta pranojë për dëshmitar drejtësia duke shkëmbyer kështu “kokë më kokë”, “nip” e “dajë”. Ndërkohë emri tjetër i ndjellë për tu pajisur me status është një tjetër person jo më ma pak rëndësi se sa Nuredin Dumani, sa i përket aktivitetit të tij, familjes së tij dhe grupit të tij kriminal që ka vepruar, gjithnjë sipas Policisë dhe SPAK jo vetëm në Shqipëri por edhe në një mori vendesh të Bashkimit Evropian.

Bëhet fjalë për Erjon Alibejn, personin që thuhet që ishte pas vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, vrasje të ndodhura në harkun kohor të dy javëve në Elbasan. Po ashtu, nën urdhrat e tij, u rekrutua edhe një shef policie në Elbasan, që SPAK e arrestoi dhe e çoi para gjykatës, ndërkohë që janë të vrarë për konfliktin me të vëllanë e tij disa persona, si nga njerëzit e afërt ashtu edhe nga pala kundërshtare.

NDRYSHIMI I DËSHMITARËVE

Klevis Alla në 5 deklarime që ka dhënë para prokurorëve të Durrësit dhe së fundi në SPAK, ka gënjyer duke treguar emra të personave të tjerë, për ngjarjen e vrasjes së vëllezërve Haxhiaj në Durrës dhe dy shokëve Dorjan Shkoza, Anxhelo Avdia.

Tashmë me urdhër të prokurorëve të SPAK, fieraku i arrestuar si vrasës me pagesë Skerdi Tasi dhe Erjon Alibej nga Elbasani, që ka urdhëruar dhe financuar disa vrasje, mësohet të jenë të penduarit e rinj të dosjes “Dumani”. Alibej kishte pranuar të fliste për SPAK, duke treguar krimet te të cilat jo vetëm që ishte implikuar direkt, por dhe ato që kishte dijeni. Tashmë SPAK zyrtarisht ka njohur si bashkëpunëtor Erjon Alibej, duke lidhur marrëveshje bashkëpunimi dhe marrë në mbrojtje atë.

Njëherësh në skemën e mbrojtjes dhe trajtimit të veçantë, ka hyrë i arrestuari Skerdi Tasi, i cili në rrëfimin e tij, ka pranuar implikimin në disa vrasje, por njëherësh ka treguar dhe krime të tjera të ndodhura në Elbasan, Tiranë dhe Fier. Së fundi Tase tregoi në SPAK dy tentative vrasje të dështuara ndaj shtetasit Aredin Behari, sulme me armë këto që ishin paguar nga Albert Pashaj, ndërsa pjesëmarrës ishte vetë Tase dhe Henrik Hoxhaj. Por burime pranë SPAK, thanë se Skerdi Tasi, ka folur dhe për krime të tjera të ndodhura në Fier, duke përmendur një personazh të botës së krimit me inicialet R.S. Aktualisht, SPAK po kryen hetime intensive për verifikimin e thënieve të dy bashkëpunëtoreve të rinj.

dosja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura