Dosja “339”, PD akuza kundër Vangjush Dakos: Nuk do të mbyllet e as do të rrijë pezull, çdo ditë…

Nov 7, 2018 | 12:25
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike, me anë të deputeti Gent Stazimiri, ka reaguar edhe një herë në lidhje me dosjen “339”, ku dyshohet se është i përfshirë dhe Vangjush Dako.

strazimiri

“Dosja “339”, nuk do të jetë “çudia që zgjat vetëm 3 ditë”! Ajo është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, në shërbim të krimit”, u shpreh ndër të tjera Stazimi nga selia e PD.

Më tej deputeti shtoi se “Çdo ditë në liri për Vangjush Dakon, do të thotë një ditë më shumë skllavëri edhe më e rëndë për shoqërinë, do të thotë paprekshmëri për bandat, do të thotë shkatërrim provash, do të thotë presion e influenca kriminale që shtohen e forcohen për t;i siguruar pandëshkueshmëri Vangjush Dakos dhe bandave”.

GENT STRAZIMIRI, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE

Dosja “339”, nuk do të jetë “çudia që zgjat vetëm 3 ditë”!

Dosja “339” është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, pushtetit në shërbim të krimit pushtetit që këmben favore me krimin, në nevojën e përbashkët për të mbijetuar në kurriz të ligjit dhe interesit publik.

Në përgjimet e dosjes 339 është faktuar simbioza e pushtetit me krimin, përmes komunikimit sistematik me bandat të Vangjush Dakos, udhëheqësit politik të fushatës në Durrës, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, respektivisht për të siguruar përkrahjen e ndërsjelltë, përmes favoreve të ndërsjellta duke shprehur në fund edhe mirënjohjen e ndërsjelltë për “zgjidhjen e halleve” të ndërsjellta.

“Harresë” për dosjen 339 nuk do të ketë dhe arrestimi i Vangjush Dakos është prova nëse në Shqipëri do të ketë apo jo drejtësi, do të ketë apo jo luftë kundër krimit, do të ketë apo jo normalitet ligjor e elektoral dhe për pasojë qeveri legjitime, si në çdo shtet normal.

Legjitimiteti i qeverisjes në Shqipëri është po aq solid, sa ç’është paprekshmëria e bandave dhe banditëve si Vangjush Dako.

Legjitimiteti i qeverisjes dhe përkrahja me votë e saj në popull, është aq e vërtetë sa ç është fakti se populli detyrohet të votojë në përputhje me interesin dhe influencën e bandave, të cilat nga ana e tyre kanë interes që në pushtet të jetë qeveria që:

– i lajmëron të largohen përpara arrestimit,

– që edhe nëse aksidentalisht janë arrestuar,

– që lëshon karakteristikë “rehabilitimi” për t’i nxjerrë nga burgu,

– që mbyll njërin sy, ose të dy, kur bandat ndërtojnë pa leje, zaptojnë pa ligj, kërcënojnë hapur e bëjnë karshillëk në port, në doganë, tek tatimet, në polici e madje edhe në prokurori.

Dosja 339 nuk do të mbyllet e as do të rrijë pezull, si një çudi e radhës, me të cilën shqiptarët do të mësohen. Jo!

Zbardhja deri në fund e aferave kriminale e politike të provuara në dosjen 339 është e panegociueshme, dhe arrestimi i Vangjush Dakos si ndërlidhësi dhe “hallezgjidhësi” i bandave në këmbim të votës është hapi i parë i domosdoshëm dhe urgjent në këtë drejtim.

Çdo ditë në liri për Vangjush Dakon, do të thotë një ditë më shumë skllavëri edhe më e rëndë për shoqërinë, do të thotë paprekshmëri për bandat, do të thotë shkatërrim provash, do të thotë presion e influenca kriminale që shtohen e forcohen për t;i siguruar pandëshkueshmëri Vangjush Dakos dhe bandave.

Çdo ditë bllokim i Dosjes 339 është një provë e delegjitimimit të mëtejshëm të një prokurorie nën thundrën e një qeverie ilegjitime, që sot është në pushtet vetëm për shkak të gjushëve, anëtarë të bandave të trafikut ndërkombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura