Doshi: Rama, Meta dhe Tahiri po mbrojnë personat që donin të më vrisnin. Përjashtimi? I zhgënjyer. Nuk i bëj lajka drejtuesit

Mar 2, 2015 | 16:42
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Tom Doshi reagoi në Facebook pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Doshi thotë se nuk ishte e papritur për të kjo që ndodhi, por sërish ndihet i zhgënjyer. Ai madje akuzon mazhorancën dhe prokurorinë se nuk po zbardh atentatin për eleminimin fizik ndaj tij, madje sipas Doshit porositësit po mbrohen nga Rama, Meta dhe Tahiri.

Statusi i Doshit në Facebook

 “Të nderuar qytetarë!Koleg deputet!

Për mua nuk ishte e papritur kjo qe ndodhi.Ka kohë që unë jam ne pritje të zbardhjes të organizimit të atentatit ndaj meje dhe askush nuk lëvizi për plot 5 muaj.Ku na çon ky fakt? Ne mbrojtjen e krimit.Kjo eshte Rilindja? Unë bej pjesë në grupin e njerëzve që e besuan Rilindjen por si ta besoj më kur unë kam 5 muaj që kam informu prokurorin e përgjithshëm, Ministrin e Brëndshëm, Kryeministrin dhe vete Ilir Meten për faktin dhe përgjigja ishte vetem heshtje dhe mbulim.E thërrita vete Ilir Meten dhe ia thashë në sy sepse une nuk kam asgjë që mund te me heqi guximin te perballem me kedo.

Sot, me kërkoi Edi Rama prova, ne fakt mesa duket kryeministri nuk e njeh rëndin e punëve, provat duhet ti gjeje shteti jo unë edhe pse unë i kam ofruar çdo informacion që kisha dhe prova (i porosituri per të kry krimin) i ka shku në zyrë vetë Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të policisë të shtetit dhe i ka treguar për porosinë dhe porositësin.

Këto jane të vertetat e mija të nderuar miq, dhe me gjithë këtë problem mbi kry pata durimin për të prit ne heshtje.

Edhe reagimi im ne media nuk u lidh me faktin e eleminimit tim fizik.Reagimi jem erdhi si rezultat i problematikës në zonën time.Un kam një problem, kontrata me qytetarin e cila është thy.Unë tashme nuk bëj më pjesë ne grupin parlamentarë socialist por ama jam kryelartë përballe të gjithë bashkëqytetarëve te mi qe me besuan, kryelartë sepse të paktën sot të gjithë jemi në një stad, te zgjenjyer.Unë nuk kam hyrë ne politike për ti ba lajka drejtuesit të rrallës por për të mbajt premtimet e bëra.Megjithatë unë per ju të nderuar bashkeqytetarë do jem gjithmonë një derë e hapur”, shkruan Doshi.

Doshi u përjashtua sot nga grupi parlamentar i PS-së. Ai pak dite me pare shpertheu ne akuza te ashpra drejt kryeministrit Rama dhe ministrave te kabinetit qeveritar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura