DOKUMENTI/ Bardhi iku me Berishën, Lulzim Bashës s’i del inati! Padia për Nikollën tregon se nuk e donte as ti ulej afër dhe ta përjashtonte!

Apr 18, 2024 | 15:24
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar në tetor të vitit 2023 rikompozimin e vendeve në Kuvend, ku përmes një shkrese zyrtare i kërkon kryeparlamentares Lindita Nikolla që pranë tij të mos ulet më Gazment Bardhi, por deputeti Arbi Agalliu. Duket se afrimi i Bardhit me grupin e Berishës ka shkaktuar zemerimin e ketij te fundit, ku nga shkresa tregon se nuk e donte as ti ulej afer ne Kuvend.

basha bardhi (1)

Basha gjithashtu ka kërkuar dhe ndryshimin e deputetëve të tjerë, por një kërkesë e tillë, nuk është shqyrtuar, pasi të gjithë deputetët janë të ulur në vendet që mbajnë që nga marrja e mandatit.

Shkresa e kësaj kërkese është zbardhur në denoncimin që Partia Demokratike Zyrtare i ka bërë sot kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për shpërdorim detyre.

“Më datë 11.10.2023, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Lulzim Basha, me shkresën nr.178 prot datë 11.10.2023, drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryetares së Kuvendit shtetases Lindita Nikolla, në mbështetje të nenit 16 pika 3 të Rregullores së Brendshme të Kuvendit, miratuar me vendimin nr. 166 datë 16.12.2004 ka përcjellë disa ndryshime në vendet dhe uljen për disa nga deputetët anëtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si më poshtë vijon:

Z. Arbi Agalliu zë vendin e z.Gazmend Bardhi dhe anasjelltas, -Z. Kreshnik Çollaku zë vendin e z.Agron Gjekmarkaj dhe anasjelltas. Në koordinim me deputetë të tjerë ndryshimin e vendve si më poshtë: Z.Selaudin Jakupllari zë vendin e z.Lefter Gështenja dhe anasjelltas, Znj.Andia Ulliri zë vendin e z.Asllan Dogjani dhe ansjelltas, Znj.Merita Bakiu zë vendin e z.Saimir Korreshi dhe anasjelltas”, thuhej në kërkesë.

Nderkohe qe bie ne sy fakti se brenda nje jave, Lulzim Basha ka bere tre kerkesa per perjashtimin e Gazment Bardhit nga Grupi i PD, po ashtu marrjen e funksiontit te tij.

Keto kerkesa e Bashes nuk jane njoftuar nga Nikolla ne Kuvend dhe per rrjedhoje jane listuar si shkelje ne padine qe demokrati depozitoi.

LUlzim Basha-Bardhi1

Nga ana tjetër, për kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi i pyetur nga media muaj më parë eshte shprehur se vendet në Kuvend nuk janë problem.

“Nuk kam problem të ulem me askënd, s’kam pasur kurrë probleme të tilla dhe s’kam kërkuar asnjë rikompozim të vendeve në Kuvend. Respektoj secilin anëtar të Grupit të PD-së, e kam ftuar të vijë në mbledhje. Si rregull duhet të vijë.

Sot grupi ka shkuar në një fazë tjetër, dhe pse nuk respektohen vendimet e grupit, përsëri në kuadër të diversitetit, i kemi rezervuar një vend të marrin përgjegjësi përballë popullit opozitar”, deklaroi asokohe Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura