Sançez-Arnautoviç, zbulohen manovrat që planifikon Interi për repartin e sulmit

May 1, 2024 | 17:22
SHPËRNDAJE

Drejtuesit e Interit thanë se nuk kanë asnjë qëllim të bëjnë revolucion në skuadër dhe të largojnë shumë lojtarë të rëndësishëm, por me siguri në heshtje po mendojnë lëvizjet.

inter

Në sulm priten manovrat më të mëdha gjatë merkatos së verës, ku është e nevojshme patjetër që të afrohet një tjetër alternativë. Piero Auzilio tha se mund të jenë vetëm 4 lojtarë duke iu referuar Lautaros, Turamit, Taremit dhe… Arnautoviçit. Por sezoni i gjatë që do të ketë skuadra dhe shumë ndeshje për t’u luajtur sjell nevojën për një sulmues të pestë. Në fakt gjithçka është e lidhur edhe me merkaton në dalje dhe largimet.

SANÇEZ- E sigurt është që kiliani Aleksiz Sançez nuk do të rinovojë kontratën me skuadrën, e cila skadon në fundin e këtij sezoni. “Nino Maravija” vlerësohet maksimalisht nga drejtuesit e klubit dhe trajneri për cilësitë teknike që ka, por tashmë vitet kalojnë dhe nuk mund të garantojë gjatë gjithë sezonit. Edhe pse ai ka qenë gjithmonë i gatshëm për të dhënë kontribut, e ka të vështirë që të përshtatet edhe në skemën 3-5-2, ku duhen sulmues të fortë dhe në ajër. Kështu që kiliani do të lirojë një vend. Për të ka shfaqur interes Lacio.

ARNAUTOVIÇ- Marko Arnautoviç është pikëpyetja e madhe e merkatos. Kartoni i sulmuesit austriak u bë zyrtarisht i Interit në momentin që zikaltrit u kualifikuan në Champions-in e ardhshëm. Kjo ishte klauzola e vendosur nga Bolonja. Lojtari nuk dha asnjë kontribut për ekipin pasi më shumë qëndroi jashtë fushave të lojës si i dëmtuar. I vetmi gol me peshë nga ai ishte në Champions kundër Atletikos së Madridit, por edhe ai nuk shërbeu sepse skuadra u eliminua me penallti.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura