“Doktorit do ia liroja postin”- Meta: Nëse Berisha do të jetë kryeministër, unë do të jem zv/kryeministër dhe ministër i Brendshëm!

Apr 17, 2024 | 12:13
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë,  Ilir Meta, pasi u shpreh i sigurt se do të bëhet kryeministër i Shqipërisë, tha se do t’ia lirojë postin Sali Berishës nëse ‘ata nuk bëjnë këtë lojë me doktorin’.

Meta tha se nëse Berisha do të jetë kryeministër, vetë do të jetë zv/kryeministër dhe ministër i Brendshëm.

Ai tha se nuk do të qëndrojë më jashtë qeverisë, siç ka ndodhur herët e kaluara.

“Doktorit ia liroj, doktori është doktori, janë 10 vende bosh dhe e përshëndes, por ata mund të bëjnë këtë lojën me doktorin dhe do detyrohem të bëhem vetë kryeministër.

Por po u bë doktori kryeministër do jem zv/kryeministër dhe ministër i Brendshëm.

Nuk rri më Kryetar Parlamenti dhe jashtë qeverisë, në mënyrë që ministrat që do të jenë atje t’i bëjnë politikat sipas qejfit dhe t’i mbajë kostot partia e lirisë dhe Ilir Meta siç ka ndodhur herët e kaluara”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura