“Do të shkatërrojë themelin e foleve të krimit”- Rama: Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK, mekanizëm i ri kundër…

Nov 24, 2019 | 15:45
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha se do të prezantojë nesër platformën kundër grupit të strukturuar kriminal, që ai e quan KÇK (kap ç’a të kapësh).

Në twitter, Rama shkruan se paketa do të ngrihet me ndihmën e SHBA e BE dhe se do të jetë një mekanizëm i ri kundër krimit e korrupsionit.

Kryeministri Rama ka thumbuar edhe Presidentin Met, teksa shkruan: “Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi”.

Rama-marreveshja-Oher-Zaev-Vucic-mini-Shengen-duret

Postimi i plotë:

Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK. Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafias e krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimi.

Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi. Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri, s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale AntiKÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura