“Do të fuqizojmë SPAK!”- Basha: PD do të dorëzojë në Parlament dy amendamente në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme

Apr 24, 2024 | 11:19
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për gazetarët, ka bërë me dije se PD do të dorëzoj në Parlament dy amendamente në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme.


Basha u shpreh se njëri prej amendamenteve ka të bëjë e dispozita ligjore që ndihmojnë në fuqizimin strukturor të SPAK, ndërsa i dyti me ndryshime të kodit të procedurës penale, me qëllim mbushjen e vakumit ligjor ne raport me vendimet e huaja penale.

“Këto amendamente kanë për qëllim të përmirësojnë kapacitetet e SPAK ti rrisin goditje e korrupsioni dhe krimit të organizuar”, theksoi ai.

Basha: Siç paralajmërova, PD, ka bërë gati dhe do të dorëzoj në Parlament amendamente për të mbështetu SPAK. Dy amendamente kanë përfunduar, i pari ka të bëj me dispozita ligjore që ndihmojnë në fuqizimin strukturorë të SPAK.

I dyti ka bëjë me ndryshime të kodit të procedurës penale, me qëllim mbushjen e vakumit ligjor ne raport me vendimet e huaja penale dhe kompetencat e GJKKO, ne lidhje me njohjen e vendimeve të huaja penale. Këto amendamente kanë për qëllim të përmirësojnë kapacitetet e SPAK ti rrisin goditje e korrupsioni dhe krimit të organizuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura