‘Do të çojmë në vend amanetin, kthimin në Çamëri’, Idrizi: Donim dënimin e krimeve, Rama tha ‘nuk e bëj dot’

Jan 18, 2020 | 14:18
SHPËRNDAJE

Në 29-vjetorin e themelimit të Shoqatës Çamëria, Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi theksoi gjate fjales se duhet vendosur drejtesi per krimet e bera ndaj popullsise çame, nderkohe qe premtoi se “ata do te cojne ne fund amanetin dhe kthimin ne dheun e te pareve’.idrizi

Do të çojmë në vend amanetin, kthimin në Camëri. Ne do të kthejmë dinjitetin, për mijëra të dëbuar nga bandat e Napolon Zervës. Nuk mund të harrohet sakrifica e të gjitha figurave të shquara të Çamërisë, që kanë dhënë edhe jetën për vendin e tyre. Këtyre burrave dhe grave iu bashkuan shumë vetë, duke krijuar Shoqatën e Çamërisë. Duhet vendosur drejtësi për të dëbuarit. Dënimi i krimeve kundër njerëzimit vetëm vendos drejtësi. Tragjedia e çamëve mbetet ende e pazbuluar”, tha Idrizi.

Ai kujtoi kohen kur deputetët e PDIU, në bashkëpunim me maxhorancën aktuale donin të ngrihej një Komision në parlament për dënimin e krimeve në Çamëri, por sipas tij, kjo nuk u mundesua, pasi kryeministri nuk kishte vullnet.

“Deputetët e PDIU, në bashkëpunim me maxhorancën Rilindase ngritën një Komision, për të dënuar krimet që janë bërë mbi camët në Camëri. Por nuk kishte vullnet dhe kryeministri më tha që nuk e bëjmë dot. Camëria do të hiqej edhe nga programi i qeverisë shqiptare. Deputetët çamë u rrahën dhe u gjakosën në duart e parlamentit të Shqipërisë”, deklaroi Idrizi.

Idirzi theksoi se “Kanë kaluar 107 që kur Shqipëria u aneksua nga Greqia. Kanë kaluar 29 vjet nga krijimi i Shoqatës Patriotike Çamëria. Amanetin se tret as dheu. Kjo është arsyeja pse neve nuk ka tret as koha. Për të çuar deri në fund amanetin e të parëve, kthimin në Çamëri, drejtësi njerëzore dhe hyjnore për të vrarët nga Napoelon Zerva. Burrështetasi që mburren me gjatësinë e tij, fliste dhe krenohej në emër të Çamërisë, ndërkohë u hoq fare nga programi i qeverisë shqiptare. Kemi arritur në një pikë ekstreme. Ne i kërkojmë palës shqiptare zbatimin e rezolutës, idiotët e palës greke na përgjigjen se Çështja Çame është njëlloj me çështjen e Vorio Epirit. Greqia ndërkohë në qytetet e saj ngre përmendoren e turpit të Napoleon Zervas”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura